Konjufca priti në takim ambasadoren izraelite në Kosovë

Aktuale

Konjufca priti në takim ambasadoren izraelite në Kosovë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:04
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Kreu i Kuvendit e uroi ambasadoren Ziv për detyrën dhe i dëshiroi suksese, duke vlerësuar njëherësh jetësimin e misioneve diplomatike si një kapitull të ri me rëndësi të veçantë në avancimin e marrëdhënieve shtetërore, politike dhe ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Ai tutje vuri në pah raportet miqësore mes shqiptarëve dhe hebrenjve përgjatë historisë dhe u shpreh me mirënjohje për kontributin e shtetit të Izraelit në strehimin e refugjatëve kosovarë të luftës.

Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për qytetarët dhe shtetet tona.

Image
Glauk Konjufca
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat