U akuzua nga Shqiprim Arifi për zgjedhjet e 3 prillit, reagon Shaip Kamberi

Aktuale

U akuzua nga Shqiprim Arifi për zgjedhjet e 3 prillit, reagon Shaip Kamberi

Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:33
Shaip Kamberi

Partitë shqiptarë në Luginën e Preshevës kanë garuar me dy lista zgjedhore më 3 prill për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Në garë ishin koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar me bartës liste, Shaip Kamberi dhe Alternativa Demokratike Shqiptare me bartës liste, Shqiprim Arifi.

Kamberi sonte ka treguar se nuk ua ka uruar fitoren Arifi i partisë Alternativa Demokratike Shqiptare.

Sipas tij, problem mbetet diskriminimi dhe shtypja shtetërore si shkaktarë kryesore të gjendjes në Luginë.

“Nuk është problem pse bartësi i Listës tjetër nga Lugina nuk uron fitoren bindëse të Listës sonë.

E as që hesht për debaklin e tij zgjedhor duke akuzuar Shqipërinë, Kosovën ose mua.

E fundja as që votoj për President të Serbisë, të cilin e bojkotuan pjesa absolute e shqiptarëve. Çështje e tij.

Por, problem mbetet që nuk e sheh diskriminimin dhe shtypjen shtetërore si shkaktarët kryesorë të gjendjes në Luginë, që u shfaq tash edhe në procesin jodemokratik zgjedhor,  përmes pasivizimit të vendbanimeve dhe shlyerjes së shqiptarëve nga listat votuese”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat