I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bashkë me ekip ka prezanuar nivelin e zbatimit të marrëveshjeje të arritura në dialogun e Brukselit.
Lajçak thotë se kjo ishte një mundësi e mirë për t’u dhënë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një pasqyrë rreth kësaj çështjeje.
“Sot mbajtëm një takim të Grupit të Veçantë për Normalizim në kuadër të MSA-së për Kosovën. Ishte një mundësi e mirë për t’u dhënë shteteve anëtare të BE-së një pasqyrë të nivelit se sa Kosova ka zbatuar marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut.
Today, we held a meeting of the Special Group on Normalisation under Kosovo’s SAA. It was a good opportunity to give EU Member States an overview of Kosovo’s level of implementation of past Dialogue agreements. I thank First DPM @BislimiBesnik and his team for their presentations pic.twitter.com/3JWgn8YSIH
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 5, 2022
Falënderoj zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe ekipin e tij për prezantimet e tyre”, ka shkruar Lajçak.