Presidentja Osmani takohet sot me kryetarin e Gjilanit

Aktuale

Presidentja Osmani takohet sot me kryetarin e Gjilanit

Më: 6 prill 2022 Në ora: 06:56
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë sot Komunë e Gjilanit.

E para e shtetit do të takohet me kryetarin gjilanas, Alban Hysenin.

Takimi i presidentes Osmani dhe kryetarit Hyseni pritet të fillojë në orën 13:45.

Nga zyra e presidentes kanë njoftuar se po ashtu Osmani do të marrë pjesë në përurimin e pjerrinave në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it.

Gjatë vizitës në Gjilan, Presidentja Osmani do të ketë takime me OJQ dhe do t`i vizitoj disa biznese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat