Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi, i është drejtuar BE-së lidhur me shqiptarët në Parlamentin serb dhe serbët në Parlamentin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se pse Parlamenti serb ka zero shqiptarë ndërsa ai i Kosovës ka 10 serbë, derisa në Serbi ka aq shqiptarë sa serbë në Kosovë, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
BE, pse?
Në Serbi ka po aq shqiptarë sa ka serbë në Kosovë, por Parlamenti serb ka 0 shqiptar, e Parlamenti i Kosovës 10 serbë!