​Shtatë pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

Aktuale

​Shtatë pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

Më: 6 prill 2022 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen shtatë pacientë të konfirmuar me COVID-19. Po ashtu, ShSKUK bën të ditur se në trajtim janë edhe tre pacientë post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi tre pacientë.

Në Mjekim Intensiv nuk ka pacientë që po trajtohen nga COVID-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, tetë pacientë;

Spitali i Pejës, dy pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat