Kryetarja e PE-së kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale

Kryetarja e PE-së kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Më: 6 prill 2022 Në ora: 12:20
Roberta Metsola

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kërkuar sërish nga Këshilli i BE-së që t’i liberalizojë vizat për Kosovën pa vonesa.

Metsola ka biseduar me presidenten Vjosa Osmani dhe ka mirëpritur rreshtimin e Kosovës krah BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Me presidenten Vjosa Osmani, mirëprita rreshtimin e Kosovës për sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Angazhimin e vërtetë dhe të vazhdueshëm në dialogun Prishtinë-Beograd që është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Parlamenti Evropian pret nga Këshilli që t’i liberalizojë vizat pa vonesa”, ka shkruar Metsola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat