Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, sot është takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, me të cilin tha se pati një bisedë miqësore.
Nga takimi në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Hoti tha se Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në.
Ish-kryeministri lavdëroi edhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatin amerikan.
“Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të, që nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë më 1996”
“Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Hoti në Facebook.