Historia e banorit të Dushkajës, që u largua drejt Stambollit para 56 vjetësh

Aktuale

Historia e banorit të Dushkajës, që u largua drejt Stambollit para 56 vjetësh

Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:49
Shemsedin Hoxhaj

Sot në një lidhje direkte nga Stambolli ishte Shemsedin Hoxhaj, shqiptari nga Dushkaja e Istogut që u largua për në Turqi në vitin 1966.

Bashkë me të ishte edhe Mujaser Mamuti, shqiptari nga Maqedonia që jeton në Stamboll.

Dëshira e Hoxhajt për të marrë pasaportën e Kosovës  është njëra ndër ëndrrat e tij më të mëdha.

“Kom qejf me marrë pasaportën e Kosovës se jam me zemër e me gjak shqiptar, s’di sa herë kam shku me nxjerrë po nuk po ma japin. Unë jam një shqiptar që gjithë natën mendoj për Kosovën…”, tha ai.

Ai po ashtu tha se ka dëshirë që trupi i tij të varroset në Kosovë.

“E kam gjakun shqiptar, zemrën shqiptare, shqiptar kam lindë, shqiptar do të vdes”, ka thënë ai.

Ai ndër të tjera, foli edhe për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar kur ishte shpërngulur me familjen e tij në Stamboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat