Avokati Tomë Gashi thotë se në sallat e gjykimeve në Pallatin e Drejtësisë mungojnë kushtet elementare.
Në një postim në Facebook ai ka publikuar një fotografi nga oborri i Pallatit të Drejtësisë ka folur për kushtet jo të mira në këtë institucion.
Sipas tij, për ndërtimin e kësaj ndërtese janë vjedhur para të shumta të cilat nuk janë hetuar kurrë, shkruan "Bota sot".
Postimi i plotë:
Në zyre bëjmë ushtrime
Këtu bëjmë realizime
Gjykata/ Pallati i drejtësisë që po i thonë me knauf e pa ajrosje natyrore
Sallat e gjykimeve pa dritë natyrore, pa ajër, pa kushte elementare për punë të efektshme
Shume hapësira të humbura, shumë hapësira të ngushta të zyrave të Prokurorëve e të Gjyqtarëve. Shumë pare e vjedhur e kurrë e hetuar.
Më së shumti janë të rrezikuar Gjyqtarët, Prokurorët dhe të gjithë ata që punojnë nga 8 orë në këto ambiente
Fiks 30.000.000 Euro ka kushtuar
Hajvalia na bashkon!