Ambasadori Hovenier takon homologen e tij izraelite, kështu e quan raportin Kosovë -Izrael

Aktuale

Ambasadori Hovenier takon homologen e tij izraelite, kështu e quan raportin Kosovë -Izrael

Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:09
Jeff Hovenier dhe Tamar Ziv

Ambasador amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka takuar homologen e tij izraelite Tamar Ziv.

Hovenier është shprehur i lumtur që Kosova e Izraeli si dy partnerë të ngushtë të SHBA-së do të përfitojnë nga bashkëpunimi bilateral mes vete.

“I gëzuar për takimin me Tamar Ziv, ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë. I ngazëllyer për të parë se si Izraeli dhe Kosova, të dy partnerë të ngushtë të SHBA-së me fuqi punëtore të re, të ndryshme dhe me me edukim të lartë, do të përfitojnë më tej nga kjo marrëdhënie e re, me zhvillim të shpejtë dhe strategjike”, ka shkruar Hovenier.

Tamar Ziv është ambasadorja e parë e Izraelit në Prishtinë që kur dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike vitin e kaluar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i lindjes së mesme.

Ambasadorja Ziv sot ka dorëzuar letrat e saj kredenciale te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat