Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Adnan Rrustemi ka dhënë tre emra, për të cilët thotë se tregojnë që ende shteti është kapur.
Ai në postimin e tij në Facebook, e ka përmendur Rrahman Jasharin, Blerim Isufaj dhe Agim Ademin.
Postimi i plote:
Pardje Rrahman Jashari në arsim dhe sot Blerim Isufaj në kryeprokurori e Agim Ademi në futboll tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës.
Akoma kemi shumë punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim i shtetit tonë.