Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv.
Ata kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Mehaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se e ka uruar ambasadoren për pozitën e re.
“Me ambasadoren Ziv diskutuam edhe situatën e përgjithshme në mjedisin e sigurisë globale, duke shprehur vullnetin e përbashkët për angazhim të të gjithëve për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Mehaj.