Pacolli: Evropa i ka harruar gjenocidet e tmerrshme në Kosovë, kriminelët lëvizin lirshëm në Serbi

Aktuale

Pacolli: Evropa i ka harruar gjenocidet e tmerrshme në Kosovë, kriminelët lëvizin lirshëm në Serbi

Më: 6 prill 2022 Në ora: 22:56
Vetëm në Mejë të Gjakovës u vranë mbi 370 civilë

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se Evropa si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që ndodhën në Kosovë.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook tha se Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, ku sipas tij, Evropa i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që kosovarët i përjetuan.

“Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, por si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që përjetuam në Kosovë. Vetëm në Mejë të Gjakovës u vranë mbi 370 civilë, nga të cilët 36 ishin të mitur.

Dhe kriminelët ende ju lëvizin lirshëm në Serbi”, shkroi Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat