Komuna e Ulqinit do të drejtohet nga partitë shqiptare Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike e Malit të Zi.
Konfirmimi vjen pas përsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimin nr.5 të Komunës së Ulqinit.
Procesi shihej i rëndësishëm për kompozimin e koalicioneve në këshillin komunal dhe më pas zgjedhjen e kryetarit që do të drejtojë Komunën e banuar me shumicë shqiptare.
Zgjedhjet e pjesshme i ka fituar koalicioni i kryesuar nga partia e Muhamet Zenkës, Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) dhe Lidhja Demokratike e Malit të Zi (LDMZ) e Mehmet Bardhit.
UDSH-LDMZ kanë marrë 207 vota, kundër 204 vota që ka marrë koalicioni "Fillimi i Ri" i Dritan Abazoviç. 76 vota kanë shkuar për partinë Forca, 6 vota për demokratët dhe 2 vota për PDS-PB.
Numri i mandateve mbetet i njëjtë si në zgjedhjet e 27 marsit
Ç'ka do të thotë se koalicioni i madh i UDSH-LDMZ, të cilëve u janë bashkuar edhe Demokratët me partinë e presidentit Milo Gjukanoviç, krijojnë shumicën në këshillin e komunës.
Për të formuar shumicën në këshillin e Komunës së Ulqinit nevojiten 17 mandate.
Fillimi i Ri i Dritan Abazoviç ka 14 mandate këshilltarësh, por koalicioni i partive shqiptare me partinë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviç.
Nga këto zgjedhje del i humbur kandidati i Abazoviç, Omer Bajraktari. Kujtojmë që Abazoviç dhe Bajraktari shpallën fitoren pak orë pas zgjedhjeve mbrëmjen e 27 marsit.