​Kurti takon kreun e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës: Syhapur karshi lidhjeve Rusi-Serbi

Aktuale

​Kurti takon kreun e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës: Syhapur karshi lidhjeve Rusi-Serbi

Më: 7 prill 2022 Në ora: 11:54
Albin Kurti dhe Shefik Xhaferoviq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe njëherish ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi, pati takim me kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

Me të diskutuan mbi raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër.

“Kryeministri Kurti tha se duhet të vazhdojmë të solidarizohemi dhe të mbështesim luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat