​Mehaj: Nuk kemi datë për largimin e ushtarëve ukrainas nga Kosova

Aktuale

​Mehaj: Nuk kemi datë për largimin e ushtarëve ukrainas nga Kosova

Më: 7 prill 2022 Në ora: 14:18
Armend Mehaj

Pas situatës së krijuar në Ukrainë është përmendur mundësia që ushtarët e këtij shteti të cilët shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, të largohen por ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se nuk ka një datë konkrete për këtë.

Megjithatë, Mehaj ka thënë se Kosova i respekton nevojat shtetërore të Ukrainës në këtë situatë.

Mehaj: Nuk ka datë konkrete për largimin e ushtarëve ukrainas

“Nuk kemi datë konkrete... KFOR-i ukrainas është në shërbim të KFOR-it, kanë strukturat e veta, ata i kanë nevojat e veta shtetërore dhe ne i respektojmë këto”, u ka thënë Mehaj gazetarëve.

Kujtojmë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte ftuar të gjithë vendasit që shërbejnë në të gjitha misionet në botë të forcojnë ushtrinë ukrainase kundër agresionit rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat