Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në një intervistë më transmetuesin kombëtar të Australisë ABC në programin kryesor politik '730' për zhvillimet në Evropë, luftën e Rusisë në Ukrainë, si dhe luftën e fundit në Kosovë, ku Serbia ka kryer gjenocid.
Ajo ka thënë se lufta në Ukrainë ka sjellë kujtimet e trishta të luftës së kryer në Kosovë nga Serbia, derisa ka përmendur faktin se ende nuk janë dënuar krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve, përcjell Bota sot.
Postimi i saj i plotë:
Intervista ime me transmetuesin kombëtar të Australisë ABC në programin kryesor politik '730' mbi zhvillimet e fundit në Evropë dhe përjetimet e popullit të Kosovës në luftën gjenocidale të viteve të 90-ta.
Do të vazhdojmë t'i japim zë historisë sonë në çdo cep të botës dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë të heshtur para tiranisë.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e presidentes Osmani: