Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, në një postim në Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetët e saj po shkojnë drejt fundosjes.
Ajo konsideron se pushteti aktual është në Panik për shkak të ngritjes së çmimeve dhe skandalin e fundit me konkursin në KEK.
Ajo ka paralajmëruar se së shpejti në qeverisjen e LDK-së, do të zhbëhet “ky instalim i keq i pushtetit nepotist në vend”.
Postimi i plotë:
Vetëvendosje me deputet shumë po fundoset.
Pushteti në PANIK:
✔️Ngritja e çmimit të energjisë elektrike
✔️Ngritja e çmimit të vajit
✔️Ngritja e çmimeve të ushqimeve bazike
✔️Ngritja e çmimit të naftës
✔️Ngritja e çmimit të paaftësisë qeverisëse ✔️Skandali me konkursin e fundit në KEK, fillon nga selia qendrore e LVV, të Albin Kurtit
✔️Motra, vëllezër, nipa e dajallarë, ky është nepotizmi i ministrave që prodhojnë skandale.
Së shpejti, në qeverisjen e LDK-së me Lumir Abdixhikun kryeministër, do të zhbëhet ky instalim i keq, i pushtetit nepotist në vend.