Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka njoftuar se ka takuar në Hagë, Rexhep Selimin.
Ndreu në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është i bindur në pafajësinë jo vetëm të tij, por edhe të ish krerëve tjerë të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht.
Postimi i plotë i Ndreut:
Sot në Hage u takova me Rexhep Selimin, një ndër miqtë e mi më të mirë dhe një kontribuues pikant i luftës se UÇK për çlirimin e Kosovës. 5 ore bisedë me të pashë mikun tim në gjendje të shkëlqyer psikologjike, i bindur në pafajësinë e tij dhe Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe te tjerëve që mbahen padrejtësisht!
Ishte kënaqësi biseda me të dhe integriteti i lartë me të cilën të gjithë drejtuesit e UÇK po e përcjellin këtë izolim të paargumentuar me asnjë provë!