Hoxhaj reagon pas suspendimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Aktuale

Hoxhaj reagon pas suspendimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:59
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj suspendimit të Rusisë Këshilli i të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Tëitter ka thënë se suspendimi i Rusisë nga ky organ është mesazh i botës për Kremlinin, duke shtuar se kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB’së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Suspendimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e OKB’së është mesazhi i botës për Kremlinin. Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”, ka shkruar Hoxhaj.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, gjatë një votimi që u mbajt sot në Nju Jork.

Rusia u pezullua për shkak për shkak të raporteve për “shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut” nga ushtria ruse në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat