Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për ligjërimet që u bëjnë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Serbi për Kosovën.
Gashi tha se në librat e historisë në Serbi shkruhet se ‘Kosova është zemra e Serbisë’, ‘kemi mandat prej zotit me luftu për Kosovën’.
Për këtë Gashi thotë është problem që të dalë një parti politike në Serbi e të ndryshoj qasjen ndaj Kosovës.
“Në këtë mandat ky s’ka me pas qare, pa u normalizu raportet se edhe BE-ja po i thotë rruga e integrimit të juaj në BE varet prej normalizimit të raporteve me Kosovën, por këtë po na thojnë edhe neve. Te kjo fushata e partive politike gjatë zgjedhjeve në Serbi për Kosovën, nuk e ki asnjë kundërkandidat që e ka një qasje ndryshe sa i takon Kosovës, sepse ata edhe në kushtetutë e kanë që Kosova është pjesë e Serbisë.
Është shumë e rëndësishmë shumë qikjo qysh për 22 vjet ua kanë mësu fëmijëve në tekstet mësimore të historisë në shkollat fillore e të mesme: Kosova zemra e Serbisë, Kosova djepi i civilizimit serb, kemi mandat prej zotit me luftu për Kosovën. Pra, kjo është problematike me dalë një parti politike atje që thotë kadal me Kosovën”, tha Gashi.