Gashi: Fantastike se si Rama i demanton shpifjet

Aktuale

Gashi: Fantastike se si Rama i demanton shpifjet

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:45
Edi Rama dhe Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës(KEK), për të cilat dyshon se janë shpifje. Ai tha se Qeveria duhet ta krijojë një zyrë të demantit për mediat që shpifin, e për të cilat, sipas tij, duhet të kenë dënime për këto lloj shpifjesh.

Gashi përmendi mënyrën se si kryeministri i Shqipërisë i demanton shpifjet e mediave.

“Këto tri arsyet që i renditi Dugi, edhe të tjerët kanë bërë kështu qysh po thojnë përfaqësuesit e regjimit të ri, kjo është e vërtet që kanë bërë tjerët kështu.  Ti s’ki kredibilitet me fol, është e vërtet që s’kanë kredibilitet me fol. Krejt jemi farefis kjo e treta edhe kjo është e vërtet. Mirëpo, këto te trija i ka kundërshtu Vetëvendosja, për qata i ka marrë 50.2 %, që me i ndal qito, s’ka më punësime në baza partiake, familjare, s’ka në baza korruptive.

Unë e kom problemin, unë s’e kom lexu këtë hulumtim se dyshoj fort që është shpifje. A duhet me i lon ata, po shifni sa doni, vec unë mendoj që duhet me kriju një që po e bën Edi Rama në Shqipëri”, tha Gashi.

Ai po ashtu tha se nuk guxon media të bëjë akuza aq të rënda, pa pasur dëshmi të forta, e që sipas tij, njëjtë është edhe hulumtimi për punësimet në KEK, për të cilin thotë se mediumi që e ka publikuar le më që nuk bëjnë gazetari hulumtuese, por as gazetari rrjedhëse.

“Sdi a e keni pa një video fantastike të Edi Ramës kur shpif opozita për të, edhe i nxjerr ai edhe i demanton krejt shpifjet e opozitës. Një zyrë për demant duhet me bo. Sa herë shpiftin mediat, ti duhet me dal e me reagu. Unë mendoj që duhet me pas dënime për këtë. Kritikë sa dush, opinione sa dush, dil t’i shkruj se kjo qeveri i shërben Serbisë sipas mendimit tim, kjo qeveri është e lidhur me Rusinë, ky është mendimi yt loqk, amo nuk guxon ti me dal me qit qisi sene, qisi akuza të ronda pa pas dëshmi të forta. A e dini pse s’e kom lexu këtë reagim, sepse mediumi që e ka publiku, për mu ka zero kredibilitet.

Këta jo që nuk bëjnë gazetari hulumtuese, por nuk bëjnë as gazetari rrjedhëse. Këta bëjnë propagandë”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat