Shefi i stafit të Osmanit paralajmëron dinamikë të re në dialog, pas zgjedhjeve në Serbi

Aktuale

Shefi i stafit të Osmanit paralajmëron dinamikë të re në dialog, pas zgjedhjeve në Serbi

Më: 8 prill 2022 Në ora: 00:36
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka thënë se një frymë e re do të jetë e pranishme në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ai ka theksuar se do të ketë edhe intensifikim të takimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Pas zgjedhjeve në Serbi, do të ketë një dinamikë të re në procesin e dialogut, pasi që edhe realisht duke pasur parasysh se ka një investim edhe më të madh amerikan në këtë proces. Do të ketë intensifikim të tentimeve për të arritur marrëveshjen finale politike, që duhet të bazohet në njohje të ndërsjellë në mes të dy vendeve”.

“Brenda disa javëve, do të vërehet se do të ketë intensifikim në procesin e dialogut, do të ketë edhe takime të shtuara, por edhe vizita të shtuara, qoftë në Prishtinë apo edhe në Beograd, për të shkuar drejt finales së madhe për njohje të ndërsjellë”.

“Qëndrim parimor i yni është që këto marrëveshjet e ndërmjetme nuk kanë asnjë vlerë përderisa nuk kemi marrëveshje përfundimtare. Ne mund të pajtohemi për një çështje tani, por përderisa nuk pajtohemi për një marrëveshje finale, ajo nuk ka asnjë peshë”, ka thënë Vela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat