Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës sot të zhvillojë një protestë.
Kjo bëhet me kërkesë për rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale, përcjell Klankosova.tv.
Nisja bëhet nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë, nga ora 11:30.
Që protesta të mbahet sot, u vendos tre ditë më parë nga përfaqësuesit e federatave sindikale në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Njoftimi i plotë i tyre:
Në takim u caktua këshilli organizativ, i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës, e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare deri te sheshi ‘Skënderbe’, ku para ndërtesës së qeverisë, partnerit social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:
1.100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike, deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme
2.Përcaktimi i pagës minimale
3.Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë
4.Miratimi i Ligjit për Paga
5.Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore
6.Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse
7.Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti
8.Hartimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse