“Me ju pshty në fytyrë është pak”/ Pozhari: Ma vranë ëndrrën ata që vodhën edhe në përmendoret e shokëve

Aktuale

“Me ju pshty në fytyrë është pak”/ Pozhari: Ma vranë ëndrrën ata që vodhën edhe në përmendoret e shokëve

Nga: M.L. Më: 8 prill 2022 Në ora: 11:28
Xhevdet Pozhari

Publicisti Xhevdet Pozhari ka hedhur një varg kritikash për personat që thirren në emër të luftës dhe i thumbojnë ata që e kanë lëshuar Kosovën.

Në një postim në Facebook, Pozhari ka shkruar se të lartpërmendurit nuk kanë treguar asnjëherë nëse kishin kapacitet për ta mbrojtur popullatën, shkruan "Bota sot".

“Disa që edhe sot thirren në emër të luftës dhe i thumbojnë 1 milion njerëz që e patën lëshuar Kosovën, kurrë nuk na treguan se a kanë pasur kapacitet me e mbrojt popullatën? A kanë pasur armatim me e militarizu? Nuk na tregojnë se si shokët e tyre kanë rënë nëpër prita duke bartur armatim dhe shumë ngjarje tjera...”, shkruan ai në Facebook.

Tutje, analisti ka rikujtuar momente nga lufta në Gjakovë duke thënë se do të jepte gjithçka që të mos përjetonte atë që ka përjetuar.

Ndonëse krejt luftën e kam kaluar në Gjakovë me idenë se nuk lëshohet vendi, sot gjithçka do të jepja që mos ta kisha asnjë sekondë të atyre kujtimeve kur vdekjen e pret i sigurt i rrethuar në çdo anë nga flakët dhe tmerri. Kjo ngaqë pas luftës ma vranë ëndrrën ata që vjedhën edhe në permendoret e shokëve të luftës”,potencon ai.

Po ashtu, Pozhari thotë se disa nga këta që thirren në emër të luftës u bënë milionerë me kollare të politikanët, derisa bashkëluftëtarët e tyre vuajn për bukën e gojës.

“Disa prej jush jeni bë milionerë pa punuar kurrë asgjë pos që e keni vendosur kollaren e politikanit. Ndërkohë, shumë bashkëluftëtarë të juaj trishtohen se si do ta kalojnë muajin sepse kanë zgjedhur të jetojnë me nderë. Me ju pshty në fytyrë është pak!”, përfundoi analisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat