Në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit në pikat kufitare, në vazhdën e aksionit “Pika”, Inspektorati Policor i Kosovë sot ka zbarkuar në pikën kufitare në Vërmicë.
Aty kanë nisur arrestimet e zyrtarëve policorë.
IPK-ja ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së premtes ka filluar një operacion të gjerë, të koduar me emrin “Pika 2”, që i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar.

Aksioni është kryer pas dyshimeve për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.