Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka mohuar raportimet e fundit nëpër media, sipas të cilave, Haradinaj është kandidat për president të Republikës së Shqipërisë.
“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë. Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, Shqipëria i ka njerëzit e saj, të cilët do t’i vendos në krye të shtetit.
“Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik”, shkruan kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përcjellë “Bota sot”,