Hoxha e PDK-së: Nesër dita e Kushtetutës, Qeveria Kurti e ka shkelur atë disa herë

Aktuale

Hoxha e PDK-së: Nesër dita e Kushtetutës, Qeveria Kurti e ka shkelur atë disa herë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:14
Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kujtuar se nesër (9 prill) është dita e Kushtetutës së Kosovës, dhe ndërkohë në qeverinë që e udhëheq Albin Kurti, kushtetuta është shkelur disa herë.

Ajo ka shtuar se një rasti i tillë ka ndodhur edhe sot, ku Gjykata Kushtetuese e rrëzojë vendimin e ministres së Arsimit Arberie Nagavcit.

Tutje, deputetja e PDK-së ka kujtuar aktakuzën për armëmbajtje që i është ngritur Nagavcit para pak ditësh.

Reagimi i plotë:

Nesër është 9 Prilli dita e Kushtetutës së Kosovës.

Ndërkohë që në qeverinë Kurti disa herë është shkelur Kushtetuta e Kosovës ja ku e kemi sot edhe më një moment të tillë, kur Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Kryetarit të Komunës së Kamenicës i cili ishte në të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore sa i përket kompetencave dhe vendimmarrjes në nivelin e arsimit të ulët në procesin e reformës.

Pra, sot u konstatua që Ministrja e Arsimit znj. Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkohë të mos harrojmë që Ministres së Arsimit para pak ditësh i’u ngrit edhe një aktakuzë për armëmbajtje.

ÇFARË SHEMBULLI E MODELI MUND TË JETË NJË MINISTRE E TILLË E ARSIMIT PËR GJENERATAT E REJA?

Ajo udhëheqë sektorin që jo vetëm që edukon brezat në rrafshin akademik, por i edukon ata edhe në aspektin moral.

Andaj, kjo Ministre që ka probleme me ligj dhe me kushtetutë duhet të largohet sa me parë nga pozicioni i saj.

Çdo minutë më shumë në këtë post e denigron idealin e arsimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat