Asnjë i interesuar për ta vizituar Kushtetuesen

Aktuale

Asnjë i interesuar për ta vizituar Kushtetuesen

Më: 8 prill 2022 Në ora: 21:05
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, me rastin e Ditës së Kushtetutës, e ka mbajtur aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”.

Ky aktivitet kishte për qëllim vetëdijesimin dhe informimin më të mirë të opinionit publik për rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për rritjen e nivelit të transparencës ndaj publikut.

Gjithsesi, për të parë punën që bëhet në institucionin më të lartë të drejtësisë në vend, por edhe zyrat ku janë marrë disa prej vendimeve më të rëndësishme, nuk kishte të interesuar gjatë së premtes.

Kështu nuk ndodhi edhe gjatë javës, meqë siç u tha, të mërkurën dhe të enjten, pati vizita të studentëve si dhe grupeve të ndryshme profesionale.

Ky aktivitet, që u realizua sivjet për herë të parë, po synohet të bëhet tradicional.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat