Kryetari i AAK-së njëherësh deputeti, Ramush Haradinaj, ka sulmuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë.
Sipas AGK-së, Haradinaj i ka quajtur mediat “mercenarë” dhe “të shitur”, pas pretendimeve të tij se ato kanë raportuar se mund të konsiderohet si kandidat për President të Shqipërisë. Për më tepër, Haradinaj i ka akuzuar mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës”.
"Një gjuhë e tillë është kërcënuese, denigruese, e papranueshme dhe që rrezikon sigurinë e gazetarëve", thuhet në reagim.
"AGK-ja e fton zotin Haradinaj dhe të gjithë akterët politikë që ankesat e tyre për raportimet t’i drejtojnë në organet vetërregulluese, dhe të përmbahen nga gjuha fyese dhe kërcënuese", theksohet në reagimin e AGK-së.