Kërkoi dorëheqjen e Sveçlës, Musliut i vjen reagimi nga Vetëvendosje

Aktuale

Kërkoi dorëheqjen e Sveçlës, Musliut i vjen reagimi nga Vetëvendosje

Nga: A.M Më: 8 prill 2022 Në ora: 23:14
Ganimete Musliu

Pas arrestimeve të policëve, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu kërkoi dorëheqjen e ministrit Xhelal Sveçla dhe drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti.

Ndaj, deklaratës së Musliut ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha, përcjell “Bota sot”.

Ai në një postim në Facebook ironizoi me kërkesën e Musliu duke thënë: “Qysh e thotë ajo fjala e moçme, mos i vet se tregojnë vet”.

Postimi i plotë

A po arrini m’i lexu miq?

▪️ Arrestohen policë që kanë keqpërdorë detyrën zyrtare,

▪️ Del PDK në konferencë për shtyp kërkon dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit të policisë për arrestimin e policëve të korruptuar!

Hata, hata miq! Qysh e thotë ajo fjala e moçme, mos i vet se tregojnë vet.

Image
Ganimete Musliu
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat