A kishte ndërmjetësim të SHBA-së për takimin Rama-Haradinaj? Flet Lekaj

Aktuale

A kishte ndërmjetësim të SHBA-së për takimin Rama-Haradinaj? Flet Lekaj

Më: 8 prill 2022 Në ora: 23:29
Pal Lekaj, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj ka treguar për vizitën e liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku pas një kohe të mosmarrëveshjeve me njëri-tjetrin, ata janë takuar në Tiranë.

Lekaj tha se nuk beson që SHBA’të kanë qenë ndërmjetësues për këtë takim, por se ishte vullnet i dy palëve që të ulen e të bashkëbisedojnë për të dyja vendet.

“Sa i përket këtij takimi, mendoj që ka kaluar një kohë kur është folur që dy kryeministrat, ish-kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Rama nuk kanë raporte të shëndosha mes vete, prej takimit në Berlin. Atëherë ka pasuar edhe polemika mes dy personaliteteve shqiptare. Mendoj që edhe padia e kryeministrit të Shqipërisë për Haradinajn është e pavend. Më në fund është kuptuar drejt nga kryeministri i Shqipërisë dhe e ka tërhequr padinë si shenjë respekti e vullneti për të komunikuar e bashkëpunuar mes dy vendeve”, tha Lekaj.

Tutje ai shtoi se ky takim ishte mjaft përmbajtësor dhe kishe një përafërsi mes Ramës dhe Haradinajt.

“Vizita e fundit në Shqipëri e Haradinajt ka qenë e mirëseardhur për t’i shuar dilemat se Haradinaj dhe Rama janë ende larg njëri me tjetrin, unë e kam parë at ditë në takim, ka qenë takim përmbajtësor, dhe mjaft tema që kanë shkuar në favor të dy shteve, dhe kam parë një përafërsi mes këtyre dy personaliteteve.

Sa i përket SHBA-të ju e dini që edhe Shqipëria edhe Kosova i ka miq të përjetshëm SHBA-të, kur personalitetet ngecin në komunikim, mund të jetë edhe kjo, por unë nuk kam ndonjë informacion të saktë se ka pasur ndërmjetësim. Nuk besoj që ka ardh puna deri aty që ne mos të komunikojmë mes vete, jemi shqiptar dhe jemi të një gjaku e të një gjuhe e një kombi. Nuk besoj që ka shkuar aq larg sa që të ndërmjetson Amerika.

Ka qenë vullnet i drejtpërdrejt i Haradinajt edhe i Ramës, që këta dy të takohen dhe të bashkëbisedojnë”, shtoi Lekaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat