Bleu armë me paratë e shtetit/ Kështu reagon Abelard Tahiri kur pyetet nga gazetarët

Aktuale

Bleu armë me paratë e shtetit/ Kështu reagon Abelard Tahiri kur pyetet nga gazetarët

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:40
Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka refuzuar të jap sqarime shtesë për armën e personalizuar të blerë me para të shtetit.

Një ditë më parë, Tahiri tha se kompania ia ka personalizuar armën dhe se ai nuk pasur dijeni.

Lidhur me këtë, në konferencën për media të thirrur nga kjo parti të shtunën, gazetarët kanë provuar të marrë sqarime shtesë se si është e mundur që kompania të ketë pasur informacion që arma do të shfrytëzohet nga Tahiri si ish-shef i kabinetit të zyrës së kryeministrit, derisa në shpalljen për tender nuk janë dhënë këto detaje.

Por, deputeti i PDK-së ka refuzuar të jap përgjigje.

“Jashtë kësaj teme përgjigjemi në një rast tjetër, çka ka në lidhje me temën jemi në rregull, për çështje tjera jemi të hapur pas kësaj konference”, tha Tahiri.

Një ditë më parë mediat kanë publikuar dokumentet e prokurimit, të cilat tregonin pajisjen e stafit politik të ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, me armë zjarri në vitin 2011.

Përveç Tahirit, me armë ishin pajisur edhe ish-shefi i stafit, Bekim Çollaku dhe Isni Thaqi.

Në total ishin blerë 8 armë dhe 20 mijë fishek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat