​Abdixhiku: Kosharja, betejë e lavdishme dhe e guximshme

Aktuale

​Abdixhiku: Kosharja, betejë e lavdishme dhe e guximshme

Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:29
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bëri sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare ku nderoi të rënët në betejën e Koshares. Pas homazheve, Abdixhiku deklaroi se kjo betejë përveç qe ishte e guximshme dhe e lavdishme, ishte edhe motiv triumfi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Abdixhiku: Kosharja, betejë e lavdishme e guximshme

"Sot shënojmë dhe nderojmë 9 prillin e vitit 1999-të. 23-vite me parë, burrat dhe gratë më të mirët e vendit nisën betejën e thyerjes së kufirit shqiptar, dhe kështu lënies së një shenje historike, të rrallë, të papërsëritshme, të betejës së madhe të Koshares. Kjo betejë e lavdishme, e guximshme, përveç se simbolikë e thyerjes së kufirit, ishte dhe motiv triumfi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... Sot nderojmë të gjithë luftëtarët, Agim Ramadani, Sali Çekaj, të gjithë heronjtë vendorë dhe të huaj po ashtu që po shohim sot këtu në këtë vend, si dhe falënderojmë të gjallët që bashkë me ta i kanë sjellë Kosovës liri", tha Abdixhiku.

Abdixhiku theksoi për KosovaPress, se në këtë ditë të rëndësishme, nuk kemi se si mos të jemi detyrues ndaj një sakrifice të madhe, prandaj duhet të jemi të bashkuar të punojmë së bashku për një Kosovë më të mirë.

Abdixhiku: Kemi obligim për të punuar për vendin

"Në këtë ditë s'kemi se si mos të jemi obligues e detyrues ndaj një sakrifice të madhe që të jemi të bashkuar të punojmë së bashku për një Kosovë më të mirë për gjeneratat e ardhshme", tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat