​Haradinaj: Beteja e Koshares një moment vendimtar në luftën e UÇK-së

Aktuale

​Haradinaj: Beteja e Koshares një moment vendimtar në luftën e UÇK-së

Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:46
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e cilësoi betejën e Koshares së një nga momentet më vendimtare në luftën për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare ku nderoi të gjithë të rënët, Haradinaj tha se 9 prilli 1999 ka qenë një ditë gëzimi për të gjithë luftëtarët e UÇK-së në vijë të frontit.

Haradinaj: Beteja e Koshares një moment vendimtar në luftën e UÇK-së

"Lufta jonë për liri ka pas momente vendimtare, e një moment vendimtar vërtetë është beteja e Koshares, thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, edhe një luftë frontale për forcat serbe, jo vetëm qe e ka pas për ne, për të gjitha njësitë e UÇK-së rëndësinë e një fronti të ri, por po ashtu e ka pas një rendësi të madhe sepse na ka larguar presionin e forcave serbe mbi ne, për shkak qe janë detyruar të drejtohen nga ky front. Të gjithë bashkëluftarët e tjerë, e kemi pas ditë gëzimi të jashtëzakonshëm, jo vetëm për faktin që fillonte një luftë e tillë frontale por edhe për faktin që na u largua presioni, e kishim me lehtë vazhdimin e luftës... Lufta në Koshare ka qenë e përgjakshme, e vështirë, e dhimbshme por edhe krenare, kanë rënë heronj", tha Haradinaj.

Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat