Profesori dhe njohësi i çështjeve politike në Amerikë Binak Maxharraj, ka kërkuar nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, që t’ia marrë armën shefit të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahirit.
Ky i fundit, sot ka refuzuar të japë sqarime, lidhur me armën që raportohet se e ka blerë me tender të “kamufluar”, përcjell Bota sot.
Sipas analistit, Tahiri nuk ka arsye të frikësohet nga kryeministri Albin Kurti, pasi ai nuk është i armatosur.
Reagimi i plotë i Maxharrajt në Facebook:
Ç'armatosne Abelard Tahirin, mund të jetë i rrezikshëm?
Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë e PAN-it Abelard Tahiri, me para të taksapaguesve, që i bie me parat e shtetit, paska blerë armë për vete me tender të kamufluar. Është pyet se si ndodhi kjo, sepse me përkthyer mirë shqip i bie hajni, kur dihet se gati të gjithë të PAN-istët janë marrë me hajni.
Por, ish-ministri e tani deputet në Parlament e bile edhe shef i grupit parlamentar i PDK-së, paska refuzuar të japë sqarime lidhur me armën që e posedon e që e ka personalizuar.
Nga kush po frikësohet ky kauboj i Parlamentit të Kosovës? Hiq të mos frikësohet, sepse "armiku" i tij kryeministri aktual Albin Kurti, nuk është i armatosur, sepse ai nuk ia ka frikën askujt.
Thonë i drejti nuk frikësohet, kurse frikacaku tmerrohet nga tuta.
Pra, ministri i brendshëm Xhelal Svelça duhet me e ç'armatos Abelard Tahirin, si masë parandaluese, sepse mund të jetë i rrezikshëm.