Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj kanë publikuar një fotografi së bashku.
Fotografia e publikuar nga ish-ministrja Haradinaj, mban mbishkrimin “Bashkë me Gentin, drejt së ardhmës”.
Ky që tingllon si paralajmërim i dy ish-kryediplomatëve të Kosovës dhe Shqipërisë ka filluar të ngjallë reagime.
Ish-kryediplomati shqiptar, Cakaj ka qenë shumë shpesh i përfolur për kthimin e tij në politikën e Kosovës.
Madje, gjatë zgjedhjeve të brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës, emri i Cakajt ishte përmendur edhe për kreun e partisë, por edhe për kryesinë e këtij subjekti politik.