Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin janar.
Sipas ASK-së, kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
“Në muajin janar të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë.
Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (janar 2021) ishte: Industria nxjerrëse (Minierat dhe guroret) 0.03%; Idustria përpunuese (0.1%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (0.72%); dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.1%)”, thuhet në njoftim.