Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit, ka njoftuar se nga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.626 doza të vaksinës.
“Deri më sot 821.061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.552 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030”, thuhet në njoftim.