Ka vdekur Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës sê Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik-Univeristar i Kosovës, me anë të një postimi në Facebook.
"Nga fillimi i Pandemisë Covid-19, shërbeu edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët me Covid-19”, thuhet në njoftimin e tyre.
Postimi i plotë:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të madh ka pranuar lajmin për vdekjen e Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës sê Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK.
Ishte punëtor i madh dhe i zellshëm, në çdo kohë në shërbim të pacientëve.
Nga fillimi i Pandemisë Covid-19, shërbeu edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët me Covid-19.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë punëtorëve shëndetësor për këtë humbje të madhe.