Tha se u kërcënua nga shërbimet serbe, Behgjet Pacolli i reagon i nervozuar Dick Martyt - ia përmend Hashim Thaçin

Aktuale

Tha se u kërcënua nga shërbimet serbe, Behgjet Pacolli i reagon i nervozuar Dick Martyt - ia përmend Hashim Thaçin

Nga: A.ZH Më: 10 prill 2022 Në ora: 09:14
Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi

Ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, ka bërë të ditur se është kërcënuar me vdekje nga elemente radikale të shërbimeve inteligjente serbe.

Duke folur për Focus, Marty ka thënë se që nga dhjetori 2020, ai është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore. Ai ka deklaruar se plani ishte që vrasja e tij të kryhej nga veteranët serbë profesionistë dhe që faji t’iu vihej shqiptarëve të Kosovës.

"Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t'ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e "botës së krimit". Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka thënë Dick Marty për mediat zvicerane, përcjell Bota sot.

Për këtë lajm ka reaguar i nervozuar kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përcjell Bota sot. Ai ka kërkuar nga Marty që të tregojë se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka ish-presidenti Hashim Thaçi sot është në paraburgim në Gjykatën Speciale.

“Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka z.Hashim Thaçi sot është në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat