Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kadetët e FSK-së në kuadër të planprogramit akademik, pas pjesës teorike, ekzekutojnë taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP) në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban.
Mehaj ka skruar në Facebook se kadetët me sukses të lartë kanë realizuar TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit.
Ata kanë përdorur konstruktin standard të operacioneve urbane: kuptim, formësim, angazhim, konsolidim dhe tranzicion.
“Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ai.