Latifi: UDBA kryen punë të ndyta për të na paraqitur anti-evropianë, të gjitha do të dalin në dritë

Aktuale

Latifi: UDBA kryen punë të ndyta për të na paraqitur anti-evropianë, të gjitha do të dalin në dritë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:20
Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi i ka komentuar raportimet se ish-senatori zviceran, Dick Marty është kërcënuar me jetë nga shërbimet sekrete serbe dhe është marrë në mbrojtje nga autoritetet zvicerane.

Latifi ka thënë se UDBA kryen punë të ndyta brenda e jashtë Kosovës për t’na paraqitur para Evropës si një shoqëri ku lulëzon fryma anti-evropiane.

Por, ai thotë se të gjitha do të dalin njëditë, njësoj si plani për ta eleminuar Martyn dhe për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

Postimi i tij i plotë:

Dick Marty: “Kërcënimi ndaj meje me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.

Eh, sa punët e ndyta i kryen UDBA brenda e jashtë Kosovës për t’na paraqitur para Europës si një shoqëri ku lulëzon fryma antieuropiane.

Të gjitha do të dalin një ditë.

Kështu si ky plani për ta eleminu Martyn dhe për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat