Flasin kolegët: Anesteziologu Krasniqi vdiq gjatë kujdestarisë

Aktuale

Flasin kolegët: Anesteziologu Krasniqi vdiq gjatë kujdestarisë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:06
Muharrem Krasniqi

Anesteziologu Muharrem Krasniqi ka ndërruar jetë mbrëmë derisa po kujdestaronte në Spitalin e Vushtrrisë.

Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i anestezionit dhe mjekimit intensiv, ka ndërruar jetë mbrëmë derisa po kujdestaronte në Spitalin e Vushtrrisë, kanë treguar kolegë të tij.

Krasniqi ka qenë një nga anesteziologët që ka punuar vazhdimisht gjatë pandemisë me pacientë të sëmurë nga Covid-19 në Klinikën Infektive dhe në Mjekimin Intensiv.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime kryetari i Shoqatës së Anesteziologëve Lulzim Emini, si dhe drejtori i Klinikës së Anestezionit Gazmend Spahija.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar po ashtu ka shprehur ngushëllime duke e çmuar punën dhe kontributin e të ndjerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat