Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka ndërruar jetë intelektuali dhe veprimtari i LDK-së, Aziz Desku.
Në një postim në Facebook Hoti ka shkruar se kontributi i Aziz Deskut në degën e LDK-së në Klinë dje për vendin është i jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm, shkruan "Bota sot".
Postimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për shkuarjen në amshim të intelektualit e veprimtarit të LDK-së, Aziz Desku.
Ai, në të gjitha kohërat ishte në krye të detyrës, në shërbim të atdheut.
Kontributi i tij në degën e LDK-së në Klinë, njëherësh kontributi që ai dha për vendin, është i jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Desku, bashkëveprimtarëve, strukturave të degës së LDK-së në Klinë dhe miqve të të ndjerit.
I përjetshëm kujtimi për veprimtarin Aziz Desku!