​Hoxhaj i reagon Kinës pas armatimit: Serbia e sheh veten si satelit i Kinës e Rusisë në Ballkan

Aktuale

​Hoxhaj i reagon Kinës pas armatimit: Serbia e sheh veten si satelit i Kinës e Rusisë në Ballkan

Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:20
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i ka reaguar Ministrisë së Jashtme të Kinës, pas dërgesës së armatimit kësaj të fundit për në Serbi.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se armatimi i Serbisë si dhe bashkëpunimi politik dhe diplomatik me Kinën dhe Rusinë tregon se për Serbinë, partneriteti strategjik me regjimet autokratike është më i rëndësishëm se integrimi në BE dhe stabiliteti rajonal.

"Armatimi i Serbisë si dhe bashkëpunimi politik dhe diplomatik me Kinën dhe Rusinë tregon se për Serbinë, partneriteti strategjik me regjimet autokratike është më i rëndësishëm se integrimi në BE dhe stabiliteti rajonal.

Serbia e sheh veten si një satelit i Kinës dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor", ka shkruar Hoxhaj.

Nënkryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj më herët ka reaguar për këtë dërgesë të armatimit nga Kina në Serbi dhe ka thënë se kjo përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat