Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zgjodhi së fundi një formë tjetër për të komunikuar me qytetarët. Osmani nisi një pyetësor përmes rrjetit social Instagram.
Presidentja Osmani nuk la pa kthyer përgjigje edhe në çështjen e flamurit, ku u pyet nëse është për të ndërruar Flamurin e Kosovës.
Osmani theksoi se në momentin që ka pranuar detyrën, në Presidencën e Kosovës ka rikthyer vulën e Presidentit Rugova si dhe Flamurin Dardan.
“Sa i përket himnit të Kosovës, kriteret e ndryshimit parashihen në Kushtetutë”, shtoi ajo.Osmani poashtu u pyet nëse vërtet flet gjuhën frënge?“
Më pëlqen jashtëzakonisht shumë, por e flas pak. Jam duke e mësuar më shumë ndërkohë”, shtoi Osmani.