Qeveria e Republikës së Kosovës, është zotuar se do të ngrejë padi ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së Kosovës së vitit 1998/99 në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Për këtë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur pyetjeve të ndjekëseve të saj në Instagram.
Ajo ka shkruar se është duke u punuar në këtë drejtim, ndërsa ka bërë të ditur se duhet kohë që të finalizohet e gjithë puna.
“Është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”, njofton Osmani në Instagram.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/10/auto_vv_11649623009.png)