Partia Demokratike e Kosovës sot duke filluar nga ora 14:00, do të mbajë konferencë për media.
Përmes një njoftimi për media thuhet se arsyeja e kësaj konference ka të bëjë me raportimet e fundit për ish-senatorin Dick Marty.
“Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban sot Konferencë për media, lidhur me raportimet e fundit për ish-senatorin Dick Marty”, thuhet në njoftimin e tyre.
Konferenca do të mbahet tek Selia qendrore e PDK-së.